SPAK urdhëron kontrolle ndaj Ilir Prodës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar kontrolle në kuadër të një hetimi që lidhet me ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Kontrollet janë pjesë e veprimeve hetimore të ndërmarra nga SPAK, ndërsa në fokus të tyre është dokumentimi dhe verifikimi i rrethanave që lidhen me ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit.
Detaje të tjera mbi objektin e hetimit dhe veprimet konkrete të kryera nga agjentët e BKH-së pritet të bëhen të ditura në vijim, ndërsa procedura vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Ilir Proda ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, përpara se të largohej nga drejtimi i institucionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



