E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK zbulon kush persona janë intimiduar, Gonzato zbarkon në Kuvend
Lajme

SPAK zbulon kush persona janë intimiduar, Gonzato zbarkon në Kuvend

Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendi i Shqipërisë është zhvilluar me tension dhe me dyer të mbyllura, pasi Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur argumentet për çështjen që lidhet me imunitetin e Belinda Ballukut.

Organi i akuzës ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve ka persona që pretendohet se janë intimiduar. Sipas prokurorisë, mes tyre ka si të pandehur të tjerë, ashtu edhe dëshmitarë që nuk janë nën akuzë, duke theksuar se rrethanat janë ende në proces verifikimi dhe administrimi provash.

Gjatë diskutimeve, anëtari i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, kërkoi sqarime të detajuara nga përfaqësuesit e akuzës mbi statusin e personave të përmendur dhe mbi masat e ndërmarra për ruajtjen e provave.

Dialogu i zhvilluar në mbledhje:

Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?

Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar që s’janë të pandehur.

Ulsi Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?

Prokuroria: Jo.

Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes së cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar?

Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit.

Përgjigjet e prokurorisë nënvizuan se hetimet janë në vijim dhe se jo të gjitha provat janë administruar deri në këtë fazë. Një nga elementët e ngritur në diskutim ishte mundësia e kontaktit me vartësit si formë ndikimi të mundshëm mbi procesin.

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ishin të pranishëm edhe kreu i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, së bashku me anëtarët e Këshillit.

Belinda Balluku nuk mori pjesë personalisht në mbledhje dhe u përfaqësua nga avokatët e saj, Pamela Qirko dhe Ardian Kalia.

Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Prania e tij në institucionin ligjvënës vjen në një moment delikat të procesit, duke shtuar vëmendjen ndërkombëtare ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.