SPAKU dhe ‘Pinoku’!

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Nga Genci Gjokutaj

Ky SPAK-u qenka aktor i madh! Po përse e humbi çmimin OSKAR!
Thamë se ndryshimi i raporteve politike në vendin financues të SPAK ShBA si dhe ndërrimi i Drejtuesit të tij do të sillte një qasje tjetër në lidhje me zbatimin e ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Edhe vetë SPAK-u e ndjente sensibilitetin tonë në lidhje me këtë pritshmëri! Dhe mu për këtë shkak nisi operacionin e koduar “abracadabra” i cili nisi me zonjën Balluku që e akuzoi jo për “korrupsion” po për “shkelje të barazisë në tendera” pa qenë anëtare e komisionit të tenderave por urdhëruese për fituesin dhe që përbën Korrupsion!

Pas kësaj “ngatërrese” ky SPAK-u e pezulloi nga detyra me të vetën por Rama nuk ja quajti dhe ja çoi në Kushtetuese për ta xhelozuar SPAK-un se ai i zgjidh vetë punët dhe nuk e ka problem nëse e dashura (SPAK) e la në baltë dhe me pezullimin e Ballukut i “bllokoi” Qeverinë!

Por Kushtetuesja e kuptoi qe përplasja Rama-SPAK ishte inat dashnorësh të qejfmbetur pa shkak dhe për këtë arsye ja ktheu topin Ramës!

Ndërkohë SPAK-u duke plasur nga xhelozia që Rama nuk po ja varte ju drejtua Kuvendit me të njëjtën akuzë dhe me të njëjtat prova që vendosi pezullimin por tashme duke kërkuar “arrest” për Ballukun!

Në këtë moment Rama duke kuptuar lojën e të dashurës se tij ndër vite (SPAK) shkarkon Ballukun duke dhënë të kuptojë se ishte shumë xhiro përpara SPAK!

SPAK-ut i mbeti në dorë shpata prej letre e ardhur prej metali nga Amerika por e ndërruar në Rinas nga Rama! Kuvendi si e mbajti me muaj në dorë kërkesën e SPAK-ut një ditë ju mbush mendja dhe e rrëzoi!

Që nga ajo ditë thonë që SPAK-u u mbyll brenda dhe nuk guxon të dalë nga dera prej turpit që bëri me Belinda Ballukun! Prandaj nuk ndërron as akuzën dhe as shkon në Kuvend me kërkesë të re!

Ky flirt Rama – SPAK rienergjizoi Belindën e cila edhe pse e shkarkuar dhe e pandehur gabimisht emëroi edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë por rindezi edhe zjarrin elektoral në Fier!

Mirëpo SPAK-u u mbyll brenda por edhe pa punë nuk mund të rrinte sepse paguhej!

I penduar dhe i dëshpëruar për shqetësimet që i solli Ramës vendosi ta marrë me të mira duke korrigjuar një tjetër “gabim” që e kish bërë para do kohësh me një tjetër mjeshtre po aq sa Belinda por në GjKKO!

Flitet për Irena Gjoka, Shpata, Maneku që kushedi për çfarë arsye e kushedi për çfarë lloj marrëzie ju fillua një çështje penale për ta njollosur këtë heroinë të të mëdhenjve dhe të vegjëlve të Shqipërisë!

SPAK-u priti me padurim sa Irena të çonte në gjyq edhe çështjen Meta dhe ja pushoi çështjen duke gëzuar Ramën por duke larë edhe ndërgjegjen për turpin që i kish vënë vetes!

Po i mbyllur brenda dhe pa dalë nga dera SPAK-u mendoi edhe për Ajolën duke i hequr “ndalimin e daljes jashtë shtetit” masë kjo e vënë ndaj saj! Paçka se SPAK thotë se i shoqi Erioni në burg rri prej garderobës së Ajolës kësaj të fundit nuk mund ti privonte udhëtimet jashtë shtetit dhe nuk mund të prishte një traditë që Ajola e kish krijuar prej kohësh!

Ja pra kështu ky SPAK-u pinok na paska bërë ca gabime të cilat me orientim nga lart apo me ndërgjegje nga poshtë për fat i korrigjoi! Ani pse me pak vonesë por me një kosto! Humbi çmimin OSKAR të cilin ja kishte premtuar KM OSKARI nëse do të sillej mirë dhe nuk do të bënte gabime!

Publikuar nga Publik Media