Kanë përfunduar katër sfidat e mbrëmjes së kësaj të hëne, që ka ulur spiarin e fazës së parë të Ligës së Kombeve, në Grupin A1 e A4, ku në përgjithësi kanë prodhuar rezultate goxha interesante.
Kështu, në Grupin A1, Portugalia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën kroate, pas golave të Zhoao Feliks e Gvardiol, ndërsa Skocia triumfoi 2-1 ndaj Polonisë në Varshavë pas golave të Xhon MekGin e Endrju Robertson, ndërsa për vendasit topin në rrejtë e dërgoi Piatkovski.
Falë këtyre rezultateve, fazën çerekfinale e sigurojnë Portugalia e Kroacia, me “luzitanët” që kualifikohen si të parët e grupit, Skcoia do të luftojë për mbijetesën në elitë, ndërsa Polonia rikthehet në Ligën B.
Në krahun tjetër, në Grupin A4, Serbia e Danimarka barazuan në “luftën” për kalimin në çerekfinale, mirëpo në fund e mbyllën sfidën pa gola, duke mos ndryshuar asgjë në renditje në javën e fundit të fazës së grupeve.
Fitore arriti edhe Spanja, me “Iberikët” që mundën me vështirësi 3-2, Zvicrën pas golave të Zheremi Pino, Brajan Xhil e Brajan Zaragoza, ndërsa për “Helvetët” rrugën e rrjetës e gjetën Monterio dhe shqiptari Andi Zeqiri.
Falë këtyre rezultateve, Spanja e Danimarka sigurojnë kalimin në çerekfinalet e këtij kompeticioni, me kampionët e Evropës që kalojnë si të parët. Pas tyre vjen Serbia, e cila do të luftojë për mbijetesën në elitë, ndërsa Zvicra ka prerë “biletën” për në Ligën B, teksa pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.