E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj flet për rezultatin : Jam i zhgënjyer, ishte nën pritshmëritë tona
Lajme

Shehaj flet për rezultatin : Jam i zhgënjyer, ishte nën pritshmëritë tona

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga një shkollë në “Shkozë”, e cila po shërben për numërimin e votave tha se ishte i zhgënjyer nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve. Shehaj tha se partia Mundësia ka pasur një rezultat të mirë në kryeqytet, ku pretendon të marrë mandatin e dytë, por shtoi se në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë. Ai u pyet nëse do të pranonte zgjedhjet, por tha: “pak rëndësi ka se çfarë themi ne”.

“I zhgënjyer. Ishte nën pritshmëritë. Duhet thënë se kemi një rezultat shumë më të mirë në Tiranë dhe qytete, kurse në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë. Jemi shumë afër një tjetër mandati dhe jemi këtu në çdo qendër numërimi për të luftuar për çdo votë, që çdo votë e Partisë Mundësia të numërohen të gjitha.

Nuk u nisëm për të marrë sa më shumë deputetë, sepse unë mendoja që të merrnim sa më shumë deputetë jashtë se sa brenda, apo se e kisha më të lehtë unë të bëhesha deputet më lehtë jashtë partisë, sesa brenda. Filluam një projekt politike, ky është vetëm hapi i parë, do donim që të ishim më mirë. Por, të jesh forca e tretë politike në Tiranë, do bëjmë një analizë, por nuk mendoj se është rezultat zhgënjyes.

Ne jemi një parti e re 10 muaj që kemi ekzistuar. Nuk kemi struktura si partitë e reja. Në fshatra informacioni nuk ka shkuar, nuk na kanë kuptuar. Shiko ne jemi të vetëdijshëm që garojmë në Shqipëri, ku nuk jemi aspak në kushte të barabarta. Nuk ka shkuar gjithçka, çfarë nuk ka shkuar në zgjedhjet e mëparshme. Por, ne nuk duhet të japim justifikime, ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Shehaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.