E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiropali u shtron në tapet tenderët  për Dulakut dhe Besnik Lulajt
Uncategorized

Spiropali u shtron në tapet tenderët për Dulakut dhe Besnik Lulajt

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka nisur legjislaturën e re duke i besuar tenderat më të majmë miqve të vjetër të kryeministrit Edi Rama: oligarkut të mediave dhe resorteve Artan Dulaku, dhe pronarit të resortit “Marina Bay”, Besnik Lulaj, i përfolur për lidhje me rrjetin ndërkombëtar të kazinove dhe karteleve të drogës.

Makinat e reja fiton Dulaku, humbasin ofertat më të lira

Më 7 korrik 2025, Kuvendi firmosi kontratën “Blerje autovetura” me fond limit 13.033.335 lekë pa TVSH. Nga tre ofertues, dy dhanë çmime dukshëm më të ulëta: “Mektrin Motors” ofroi 11.250.000 lekë dhe “Porsche Albania” 11.800.000 lekë. Të dyja u skualifikuan nga komisioni, duke lënë fitues “Albania Motor Company” sh.p.k., në pronësi të vëllezërve Dulaku, me ofertë 12.900.000 lekë  rreth 10 milionë lekë më e shtrenjtë se konkurrenca.

Artan Dulaku, përveç biznesit të makinave, kontrollon një perandori që përfshin televizionet Vizion Plus dhe Tring, kompani ndërtimi, porte turistike dhe supermarkete. Një nga pronat e tij strategjike  baza ushtarake në Limion të Sarandës – është marrë në shkelje të ligjit dhe aktualisht është nën sekuestro nga SPAK.

Tapeti ceremonial tenderi i “llokumes” për Lulajn

Tenderi i dytë, me objekt “Furnizim dhe vendosje tapeti ceremonial” për hyrjen e Kuvendit, u fitua nga kompania “Valona Konstruksion” e Besnik Lulajt, me fond limit 7.447.840 lekë pa TVSH.

Edhe këtu u injorua oferta më e lirë  kompania “Anoria” propozoi 5.804.900 lekë, por u skualifikua për mungesë certifikate ISO.

Ironikisht, tapeti i mëparshëm ishte blerë vetëm në shtator 2023 nga paraardhësja e Spiropalit, Lindita Nikolla, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyejen e zëvendësimit të tij pas më pak se dy vjetësh.

Letrat e tenderave për makina i bën sekretari i saj, Genci Gjonçaj, por urdhrat i jep Spiropali. Prokurimi i parë është për autovetura. Tani fillon legjislatura e re, kështu që duhen hequr makinat e vjetra. Kjo u realizua me kontratën me objekt “BLERJE AUTOVETURA” me fondin limit : 13.033.335 lekë pa TVSH, që është firmosur më 7 korrik 2025, por u bë i njohur nga Agjencia e Prokurimit Publik më 11 gusht 2025.

Tenderi nuk ka marrë parasysh ofertat më të ulëta, sepse është rezervuar për Artan Dulakun. Konkretisht operatori ekonomik “Mektrin Motors” sh.p.k bëri ofertën 11.250.000 lekë pa tvsh, por nuk u mor parasysh, sepse e skualifikoi komisioni.

Po ashtu, u skualifikua edhe “Porsche Albania” sh.p.k., që ofroi t’i sillte veturat me çmim total më të ulët se sa fituesi, 11.800.000 lekë pa tvsh.

Në fund mbeti vetëm “Albania Motor Company” sh.p.k, pronë e vëllezërve Dulaku, të cilët u shpallën fitues, edhe pse kishin ofertën 12.900.000 lekë pa TVSH. Pra, fituesi kishte ofertën 10 milionë lekë më të shtrenjtë se sa të tjerët.

Tenderi tjetër lidhet me tapetin e kuq, të hyrjes së Kuvendit, ku kalojnë delegacionet mike dhe kryetarja.
Kontratën e ka fituar Besnik Lulaj, pronari “Valona Konstruksion” shpk, me adresë Uji i Ftohtë Vlorë, ngjitur me Rezidencën Qeveritare. Me shumë mundësi atje është bërë edhe pazari i tapetit.

Në fakt, kjo kontratë është vetëm një “llokume” në mes të dhuratave që ka marrë nga qeveria këtë vit biznesmeni Lulaj. Por për të mund të jetë çështje prestigji t’i shtrojë tapetin Spiropalit në Kuvend.

Nga tapeti në kazinotë e kartelit

Besnik Lulaj nuk është një emër i panjohur për bizneset qeveritare. Vetëm këtë vit ka marrë tendera në vlera qindra milionë lekë, përfshirë rikonstruksione të financuara nga bashkia Vlorë dhe leje ndërtimi për një resort luksoz në Palasë, miratuar nga KKT me firmën e Ramës.

Lulaj është pronar i “Marina Bay” në Vlorë dhe i përmendur në raportimet e mediave ndërkombëtare për lidhje me grupin e kazinove “Entretenimiento Palermo” të kartelit Sinaloa. Gazeta meksikane “El Universal” ka raportuar për bashkëpunimin e tij me Luftar Hysën, emër i lakuar shpesh për lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në dy vitet e fundit, Lulaj dhe Hysa kanë siguruar leje për dy kazino gjigante një në “Marina Bay” dhe tjetrën në hotelin “Radisson Collection Morina” në Farkë, në ortakëri me figura të njohura të botës së krimit të organizuar. Për më tepër, djemtë e tyre rezultojnë ortakë në kompani që operojnë pajisje dhe rrjete bastesh, me financime të gjurmuara deri te struktura të kartelit El Chapo.

Spiropali, e lidhur në të njëjtin rreth

Të dy fituesit e tenderave të fundit të Kuvendit kanë një të përbashkët: akses të privilegjuar te lejet e ndërtimit dhe fondet publike, të garantuara nga lidhjet e ngushta me kryeministrin Rama.

Në vend që të respektonte parimin e ofertës më të favorshme për buxhetin e shtetit, Kuvendi ka preferuar t’i shpërblejë klientët politikë me kontrata të fryra, duke i kthyer prokurimet publike në mjet favorizimi për pak duar.

Në fund, qytetarët paguajnë më shtrenjtë për makina dhe tapete, ndërsa përfituesit e vërtetë janë ata që prej vitesh shkelin mbi tapetin e kuq të pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.