Spiunoi parcelat e komshiut, denoncuesit i ndodh “kërdia”
Përfundon vetë i arrestuar, policia i gjen 150 rrënjë bimë narkotike
Një konflikt mes fqinjëve në zonën e Arstit, në Fushë-Arrëz, ka marrë një tjetër zhvillim pas arrestimit të Skënder Nikës, i cili akuzohet nga Policia për kultivim të bimëve narkotike.
Nika ishte përfshirë pak ditë më parë në një konflikt me fqinjët, ndërsa sipas të dhënave të bëra publike, ai dyshohet se kishte denoncuar parcelat e tyre për kultivim kanabisi.
Megjithatë, gjatë kontrolleve të kryera në zonë, Policia ka zbuluar një parcelë me rreth 150 rrënjë kanabis, e cila dyshohet se i përkiste vetë Nikës.
Një prej elementëve që dyshohet se ka ndihmuar hetuesit në lidhjen e parcelës me Skënder Nikën ka qenë një tub vaditës. Sipas hetimeve, tubi dyshohet se lidhej me parcelën ku ishin kultivuar bimët narkotike.
Zhvillimi i fundit i ka dhënë një tjetër dimension konfliktit mes fqinjëve, i cili kishte nisur pak ditë më parë dhe ishte shoqëruar me akuza dhe denoncime lidhur me parcelat me kanabis në zonë.
Policia ka vijuar veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave, ndërsa pritet që hetimi të hedhë më shumë dritë edhe mbi konfliktin mes fqinjëve, denoncimet e bëra dhe lidhjen e tyre me parcelën e zbuluar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



