E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strategu izraelit shpërthen ndaj Ramës: Kërkohet qeveri tranzitore!
Bota

Strategu izraelit shpërthen ndaj Ramës: Kërkohet qeveri tranzitore!

“Shqipëria ka nevojë për një udhëheqje të re”

Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit në një intervistë për mediat ndërkombëtare, ku mohoi etiketimin si “Kumbari” dhe përdori gjuhë të fortë ndaj qytetarëve që protestojnë prej më shumë se tre javësh duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Zaikin ngriti shqetësime serioze mbi situatën në Shqipëri gjatë viteve të fundit, duke theksuar se vendi është përballur me rritje të ndikimit të parasë informale dhe me përhapje të korrupsionit në nivele të ndryshme të qeverisjes.

Ai argumenton se ekonomia shqiptare është ndikuar ndjeshëm nga kapitali i dyshimtë, ndërsa sektorë kyç si turizmi, tregtia dhe energjia, sipas tij, janë dominuar nga një numër i kufizuar aktorësh me ndikim të madh.

Sipas strategjistit izraelit, zhvillimet aktuale tregojnë për një krizë të thellë politike dhe institucionale në vend. Në këtë kontekst, ai sugjeron se një zgjidhje e mundshme do të ishte krijimi i një qeverie tranzitore, e cila do të ndihmonte në rikthimin e besimit të publikut tek institucionet dhe proceset demokratike.

Reagimi i tij vjen në një moment kur tensionet politike në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, ndërsa protestat qytetare vijojnë çdo ditë duke kërkuar ndryshim të drejtimit politik të vendit.

Reagimi

Pajtohem me @ediramaal: investimet janë të mira dhe mafia ka një drejtues tjetër. Por gjatë qeverisjes së tij, paratë e drogës kanë vërshuar në vend dhe një grusht oligarkësh kanë vënë nën kontroll turizmin, tregtinë me pakicë dhe sektorin e energjisë. Shqipëria ka nevojë për një udhëheqje të re dhe për një qeveri tranzitore.

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.