Studentët duhen rrahur edhe më keq se kaq nga policia!
Këta studentë ndyrësira të 2026-ës që në vitin 2014 vodhën paratë e sterilizimit dhe Check-up-it! Këta studentë të poshtër që në 2015 miratuan reformën territoriale! Këta studentë të ndyrë që në 2016 mbillnin hashash maleve të Shqipërisë! Këta studentë legena që në 2017 bënë marrëveshjen e 17 majit me qeverinë!
Këta studentë të qelbur që në 2018 nisën të vidhnin lekët e inceneratorëve!
Këta studentë qenër që në 2019 dogjën mandatet e opozitës! Këta fëlliqësira që nuk lanë opozitën të vinte kandidatë për zgjedhjet lokale po në 2019!
Këta studentë të ndyrë që në 2020 vodhën lekët e rindërtimit të tërmetit! Flitet se kanë vjedhur edhe lekët e pandemisë!
Akuza ndaj studentëve për vjedhje fondesh
Studentët duhen rrahur rëndë, sepse ata vodhën lekët e AKSHI-t, të Rrugëve që u shtruan me flori dhe jo asfalt.
Këta studentë përzunë motrat dhe vëllezërit jashtë vendit… Janë aq zemërligj, saqë po përgatiten të largohen edhe vetë!
Këta studentë që shihni sot në rrugë kanë lënë gjyshërit me pension të ulët, pa ilaçe!
Këta studentë janë fajtorë që shëndetësia nuk shëron, por vret!
Rrihni, more qenër! Mbytini në dru, se na kanë vjedhur gjithë këto vite!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



