Studentët godasin me gurë dhe kapsolla Bashkinë e Tiranës
Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë është përshkallëzuar pranë godinës së Bashkisë, e cila është bërë objekt i hedhjes së gurëve dhe kapsollave nga demonstruesit.
Situata është tensionuar pas nisjes së sulmit ndaj godinës, ndërsa punonjësit e sigurisë janë larguar nga zona. Hedhja e gurëve dhe kapsollave ka vijuar, duke shtuar tensionet gjatë tubimit.
Protesta ka nisur që në orët e mëngjesit, kur studentë dhe gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar mobilizimit në kryeqytet. Gjatë marshimit, të rinjtë kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, duke brohoritur “Ju erdhi fundi!” dhe “Dorëheqje!”.
Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Tubimi vijon në disa zona të Tiranës, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


