Studiuesi Fred Abrahams: Rama i zhytur në korrupsion refuzon të dorëhiqet
Studiuesi dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Fred Abrahams, ka mbërritur në Shqipëri për t’iu bashkuar protestave që po zhvillohen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abrahams bëri të ditur se ishte i pranishëm në protestën e 35-të të zhvilluar në Tiranë, duke vlerësuar këmbënguljen e qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë të protestojnë edhe pse tubimet kanë hyrë tashmë në muajin e dytë.
Sipas tij, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit të pushimeve, pjesëmarrja në protestë mbetet e konsiderueshme, çka sipas tij tregon vendosmërinë e qytetarëve.
Abrahams shprehet se shqiptarët po protestojnë si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij për shkak të, sipas tij, keqqeverisjes së Edi Ramës. Ai akuzon kryeministrin për shkelje të parimeve demokratike dhe e cilëson qeverinë e tij si të zhytur në korrupsion.
Në reagimin e tij, studiuesi thekson gjithashtu se Rama po vijon të qëndrojë në pushtet pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të qytetarëve për dorëheqje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



