E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmohet me shkopinj dhe tulla Credins Bank në qendër të Tiranës
Flash

Sulmohet me shkopinj dhe tulla Credins Bank në qendër të Tiranës

Credins Bank është sulmuar gjatë protestës në qendër të Tiranës, në një tjetër episod të tensioneve që kanë shoqëruar tubimin në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, në drejtim të hyrjes dhe fasadës prej xhami të bankës janë hedhur tulla, ndërsa disa persona kanë përdorur shkopinj për të goditur ambientet e institucionit financiar.

Ngjarje të reja gjatë protestës në Tiranë

Ngjarja regjistrohet në një ditë kur protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë kësaj dite janë shkaktuar gjithashtu dëmtime të shumta të pronës publike dhe private.

Deri më tani, nuk ka të dhëna të plota mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara në ambientet e Credins Bank apo mbi persona të shoqëruar në lidhje me këtë incident.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.