VIDEO
Në kryeqytet nuk mungojnë tifozë të vegjël, të cilët kanë ardhur nga Durrësi për të përkrahur kuqezinjtë.
Ata shprehen optimist për një sukses të mundshëm tonin, ndërsa spikat veshja e tyre kuqezi. Sfida fillon në orën 20.45.
Stadiumi “Air Albania” duket më i bukur se kurrë i ngjyrosur në të kuqe. Pjesa më e madhe e tifozëve ka hyrë brenda ndërsa lojtarët e Kombëtares kanë zbritur në fushë për të bërë nxemje.
Në sfond dëgjohet kënga legjendare e Shkurte Fejza: “Mora fjalë”.
Po ashtu në fund të videos së mëposhtme dëgjohen edhe sharjet e tifozët të Shqipërisë kundër Serbisë.