“Supermeni” i Durrësit kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë
Vangjush Dako u dënua më herët për shpërdorim detyre
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të dhënë ndaj tij nga Apeli i posaçëm në Tiranë.
Së bashku me Dakon, rekurs në këtë instancë kanë paraqitur edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku, të cilët janë shpallur fajtorë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e tenderave në bashki.
Pas dorëzimit të rekursit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për shqyrtimin e çështjes, duke caktuar si relator gjyqtarin Genti Shala.
Tashmë pritet që kjo gjykatë të shqyrtojë kërkesat e paraqitura dhe të vendosë mbi fatin përfundimtar të çështjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



