E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku: 35 milionë € për të moshuarit, për Milot-Balldren 360 milionë €
Lajme

Tabaku: 35 milionë € për të moshuarit, për Milot-Balldren 360 milionë €

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me bonusin prej 5 mijë lekësh të akorduar nga qeveria për pensionistët, duke e konsideruar atë një masë të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës në vend.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se pensionistët në Shqipëri përfitojnë pensionet më të ulëta në rajon, ndërkohë që përballen me çmime që po afrohen gjithnjë e më shumë me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Çfarë vlere ka një bonus prej 5 mijë lekësh kur gjithçka është shtrenjtuar? Çmimet në Shqipëri janë sa 90% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërkohë që pagat janë vetëm sa 20% e mesatares europiane”, shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate sjell në vëmendje edhe të dhëna konkrete mbi koston e jetesës, duke theksuar se çmimet e produkteve të bulmetit janë 36% më të larta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Po ashtu, ajo nënvizon se Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për sektorin e shëndetësisë.

Tabaku ndalet gjithashtu tek kostoja buxhetore e këtij bonusi, duke theksuar se ai përfshin rreth 777 mijë pensionistë dhe kap vlerën e afërsisht 35 milionë eurove. Ajo e krahason këtë shifër me koncesionin e rrugës Milot–Balldren, që sipas saj ka arritur në rreth 360 milionë euro.

Në vijim, deputetja thekson se bonuset sezonale nuk mund të zëvendësojnë politika të qëndrueshme dhe afatgjata për rritjen e pensioneve dhe garantimin e një jetese dinjitoze për të moshuarit.

Në deklaratën e saj, Tabaku është shprehur:

“Çfarë vlere ka një bonus prej 5 mijë lekësh, kur gjithçka është shtrenjtuar? Çmimet në Shqipëri janë sa 90% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërkohë që pagat janë vetëm sa 20% e mesatares së Bashkimit Europian.

Vetëm produktet e bulmetit, djathi dhe qumështi, janë 36% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Shpenzimet për shëndetësinë janë vetëm 2.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Këto janë të gjitha të dhëna që tregojnë se 5 mijë lekëshi për 777 mijë pensionistë është thjesht një lëmoshë.

Janë pothuajse 35 milionë euro, ndërkohë që, me një të rënë të lapsit, koncesioni i rrugës Milot–Balldren ka shkuar në 360 milionë euro, dhjetë herë më shumë.

Kjo tregon se sa vlejnë pensionistët për qeverinë shqiptare.

Pensionistët nuk vlejnë pothuajse asgjë për këtë qeveri.

Bonusi sezonal dhe lëmosha sezonale nuk i ndihmojnë pensionistët të kenë një jetë më dinjitoze.

Ndërkohë që buxheti i shtetit është i mbushur me abuzime dhe është kthyer në strehë për korrupsionin, tenderat, koncesionet, asetet publike dhe faljet e taksave, për 777 mijë pensionistë ka vetëm një lëmoshë sezonale prej 5 mijë lekësh.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.