Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se kjo e fundit ka vjedhur 2.8 miliardë euro ta faktuara sipas saj nga KLSH.
Tabaku shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se pas çdo emërimi në administratë apo pas çdo lighi që miraton kjo qeveri, ka klientelizëm.
STATUSI I TABAKUT:
Një qeveri e korruptuar e lufton korrupsionin përmes fasadave dhe vullnetit politik për të mos ndëshkuar fajtorët.
Janë 2.8 mld euro vjedhje e faktuar nga KLSH që qeveria ka kryer gjatë gjithë qeverisjes. Lufta ndaj korrupsionit kerkon vullnet politik e qartësisht kjo qeveri nuk e ka.
Lufta ndaj korrupsionit kerkon qe te jete e para ne rend te dites, kerkon shembuj, kerkon transparence. Pas cdo tenderi, cdo koncesioni, pas cdo emerimi ne administrate e pas cdo ligji qe miraton kjo qeveri ka klientelizem. Fatkqesisht kjo qeveri deshtoi te punoje per shumicen, por punoi thjesht per nje grusht njerezish.




