Takimi i Ramës me nënkryetarët e Tiranës për zgjedhjet, Ristani largohet e para
Një ditë pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama thirri sot në Kryeministri nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, së bashku me kandidaten e PS për zgjedhjet e parakohshme, Ogerta Manastirliu.
Mbledhja përqendroi diskutimet mbi menaxhimin e kryeqytetit deri në zgjedhje dhe koordinimin e mbështetjes për kandidaturën e Manastirliut. Në përfundim të takimit, Anuela Ristani u largua e para, e ndjekur më pas nga Manastirliu dhe pjesa tjetër e të pranishmëve.
Pritet që nesër në orën 18:00, kryeministri Rama të zhvillojë një tjetër takim me ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës, për të diskutuar detaje të mëtejshme lidhur me procesin zgjedhor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



