Taulant Tusha i “5D” në arrest shtëpie
Lirohet nga qelia Taulant Tusha, Apeli i GJKKO zëvendëson masën me “arrest shtëpie”
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lirimin nga qelia të Taulant Tusha, duke i zëvendësuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie”.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila shqyrtoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Tushës.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari ynë, i cili bën me dije se vendimi lidhet me dosjen e njohur si “5D”.
Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, u arrestua mbrëmjen e 8 dhjetorit 2023 fillimisht për aferën e Inceneratorit të Tiranës, ndërsa më pas ndaj tij u ngritën edhe akuza të tjera në kuadër të dosjes “5D”.
Hetimet për këtë çështje vijojnë ende nga autoritetet e drejtësisë, ndërsa Tusha do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në një vendim të mëtejshëm të gjykatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



