E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OP-ED

Te fala Rames…..

Me mire me TY dhe fukara …

….Se sa pa TY dhe i pasur ,,,

Keshtu kenduan gati 4 vjet me pare ato 1 milion shuplakat e shqiptareve qe per nje sahan me petulla shkuan per vetulla e nxoren syte …
Dhe sic deshen ashtu e gjeten,,,fukarenj deshen te tille mbeten …ate e donin ne krye dhe nuk donin te ishin te pasur,,,ja tek e kane serisht ne krye e pasurine e ka AI e ata qe i kenduan kane nje mut qe te hane ..
Dhe fiks ju doli ,,,egzaktesisht ashtu sic thuhen ne ato dy vargjet e nje kenge te fameshme – serenate korcare ..packa se subjekti te cilit i adresohen ato eshte krejt tjeter gje ……

..Dhe normal e nuk kishte si te ndodhte ndryshe ..

Ai qe dje kurre nuk harronte tu linte porosine e zakoneshme mediaxhinjve ,,,te fala Sandrit …sot eshte ne maje te Olimpit dhe jo pa ndihmen e tyre ,,ndaj tashme i ka nderruar llojet e pershendetjeve e te falave …
Sot ju thote …bejini te fala Saliut….”.pyet e interesohet ” ..”c’ kemi andej nga Cadra”dhe e mbyll dashurine e tij te perjeteshme me mikrofonin me shprehjen ..Qente le te lehin ..kar – vani shkon perpara ..
…Por kar-vanin e shkrete ka kohe qe e ka gjetur belaja me duart e mendjen e vet ,,ndaj eshte kthyer si ai Qeraxhiu i Grebenese ,,qe ca nga halli e ca nga malli kendonte nen ze…..

..Te fala mi beni Nenese..
Te dy Qete te mi shese
..E i thoni te me prese …
Se aty do vij te …vdese…

…Ndaj ka te drejte AI …qe ju quan ..llum, kazan plehrash , mbeturina , fosile, etj etj …sepse mire vete qe eshte i semure koke e kembe e nga gjithcka …por semuri me ”Virusin e te pa ndreqshmit ” edhe mikrofonin …se juve ka kohe qe ju ka vene perfund e luan me ju sa here ti doje qejfi si Macja me Miun.. ..
…Dhe e dini pse ?
..Se ju a ka marre kalane nga brenda o mjerane qe keni akoma guximin e kurajon ta quani veten gazetare, moderatore, njerez te armates se medias se lire e te pa varur etj etj brockulla te kesaj natyre si keto e me te cilat genjeni mendjet tuaja qe ju kane shpene ne kete fare derexheje sa jeni vertet per te qare hallin..

..AI ..ju a ka marre pushtetin e katert ..si puna e Kalase nga brenda ..se pushtetet e tjera te tretin, te dytin e te parin .. i futi me kohe ne xhep ca me ndihmen tuaj , ca me ”zotesine e tij te marre ” ca me aventurat e rrezikeshme qe u shoqeruan me gjak shqiptaresh te pa fajshem neper bulevarde e ca me budallalleqet e injorancen e Saliut dhe te cubave te tij qe i vinin e i vijne ende rrotull …here ne SHQUP e here ne Cader,,,

…AI ju ze sot te gjitheve ju per veshi,,sic beri me Fevzo – mavrine, ju pergjigjet me fjale fyese , ofenduese e me nje fjalor tipik rrugacerie sic beri me Ilva Taren..ju kthehet me arrogance , prepotence e ne menyre denigruese e imponuese sic beri me Kol Ballen …apo ju thote edhe STOP..e mjaft derdelliset ju se tani do flas une e ju duhet te rrini sus e vetem te me degjoni mua e mos me cani B…n shume ok..sic beri se fundi me Eni Vasilin..

Dhe e dini pse e ben kete dhe eshte kaq i sigurte ne cdo gje qe thote e qe ben me ju e me ate popull ?

..Sepse Bosset tuaj te ”Medias shqiptare te pavarur, te lire e demokratike”..i ka me vete ..madje jo sot po prej kohesh,,sidomos qe prej asaj dite qe erdhi ne pushtet e ne vazhdim..
Mjafton nje gisht te levizi AI apo edhe nje fjale te thote ..dhe te gjithe ju ,,te liret e te pavarurit e pushtetit te katert ..e shihni veten ne rruge, te pa pune, te perfolur e te perbuzur ,,,dhe jo thjesht nga AI por se pari nga Pronaret e bosset tuaj ..Kale Troje ..qe ju shesin e ju blejne, qe ju punesojne e ju flakin ne rruge sa here duan Shefat e Medhenj qe kane atje… lart ne krye te Piramides se politikes – llum shqiptare….

A nuk e beri kete pak kohe me pare tek ngriten krye koleget tuaj te Agon Channel ..e qe ju i shitet ata, ju kthyet kurrizin e i late ne balte,,dhe u pajtuat hapur apo ne heshtje me perrallen e ATIJ..qe ju mbushi mendjen per korrupsionin e madh financiar te pronarit te asaj medie qe nuk i vinte atij pas fijes ,,e arriti deri aty sa ta shpalle ate Non Grata e te kerkoje deri edhe ndjekje penale dhe ekstradimin e tij…??/

Ndaj luften pikesepari qe AI te mos vazhdoje ende tu shkele me kembe, tu zere per veshi e tu mesoje e imponoje se kur duhet te flisni e si te flisni qofte edhe neper studiot e mikrofonet tuaj e tu fyeje e ofendoje si nje ordiner rrugesh,,,nuk e keni direkt me ate por me ata qe keni mbi krye aty ku punoni e sherbeni… bosset tuaj bastarde ..sherbetoreve te tij e te gjithkujt qe vjen ne pushtet si puna e atij…
Jane ATA ..pa eshte AI…
Jane ata.. qe Rama e para -ardhesit e tij ju ka dhene liri pa kufi per vilat , makinat lluksoze , pasurite e tundeshme e te pa tundeshme, per tv, radiot, gazetat, pronat, pasurite marramendese e bizneset e tyre me se shumti te pista ..qe ju kane shitur ju, nderin, dinjitetin, personalitetin, karakterin e profesionalizmin, lirine e pavaresine tuaj …prej kohesh ,,neper kulisat e ndyra te pushtetit politik te cilit ata i sherbejne me zellin e neveritshem te nje bastardi qe meriton vec perbuzje …

..Dhe Rama ju gjen me pas juve dhe ben e sillet keshtu ….
Sepse jeni ju qe i shkoni e i luteni ..aman hajde ne studio, aman me jep nje interviste, aman thuaj nje fjale ne mikrofonin tim,,na thuaj nje batute se ti ”i ke te forta” , ti je sot Trandy mediatik .. etj etj…
Dhe AI ..ju a ploteson deshiren.,,por ama sipsas menyres se vet ..duke ju baterdisur e degjeneruar sa me s’ ka ..dhe ju ende vazhdoni e rrini si ai Muti ne Shi…..madje jo rralle vini cuditerisht edhe buzen ne gaz si ata Majmunet e rralle e te vegjel te Indonezise …

…E si te mos mjaftoje e gjithe kjo,,,keni kurajo, guxim e fytyre ti shkoni ATIJ edhe neper darka, gostira, kokteijle e bankete e te trokisni gotat me te Cheeers…a thua se nje nate me pare nuk ishit ju por dikush tjeter te cilin ..”mikpritesi ” i gostive e shkeli me kembe aq peshtirshem..

..Dhe ne ndihme per kete i vini po ju vete ..por edhe Monstrat e tipit spiun te UDB si Batoni …apo edhe disa lloje ”speciale” moderatoresh e analistesh qe dje u cane e ndane me dysh per te rrezuar Salen e per te sjelle ne krye Lalen..e qe sot Lala nuk i le te hyjne as neper mbledhjet e tij te zakonshme duke i perzene me Bodigarde..

AI keshtu ka folur kudo.kurdohere e me kedo,,me gjuhen vulgare te rruges ,,ne shoqeri, ne jeten e zakoneshme, ne familje, ne Partine e tij, ne Qeveri, ne Parlament , me kundershtaret e tij politike e te ideve e bindjeve te kunderta,,,ndaj nuk ka se si te beje perjashtim e folura e tij me ju ..qofte edhe neper studiot e mikrofonet tuaj..
Ndaj kur e dini dhe ja njihni huqet e ”hobbyn e banalit”…atehere o ftojeni, lereni t’ ju beje mut fare e mos u ndjeni ..o tregohuni qofte edhe nje dite te vetme ne lartesine e dinjitetit e personalitetit tuaj te njerzillikut e te profesionit …..nxirreni prej bythe perjashta e perplasjani mikrofonin e deren surratit..

Rrezoni, luftoni e fitoni me pare Lirine njerezore e profesionale mbi boset tuaj ..sepse me pas ju garantoj une e kushdo tjeter se Rama e Sala dhe e gjithe lukunia e tyre e ujqeve qe i ndjekin pas ..do shkojne vete e me kembet e tyre ne dyert e burgjeve,,sepse nuk kane se ku te vene tjeter ..madje hic fare ..pa patur nevoje per Reforma ne Drejtesi e Vetingje ….

Them keshtu sepse jeni ju vete qe i ngritet ne maje te Piramides se Pushtetit politik dhe ekonomik.. duke i bere me te forte se kurre e duke ju dhene mundesine qe tu prese Shpata nga te dyja krahet….e i shnderruat ne Supermene, Baloze e Dinosaure …ndaj tani nese keni bythe ..provoni e guxoni ti zbrisni nga atje ku i hipet ,,ne menyre qe ata te mos guxojne me ende tu neperkembin kesisoj kaq neveritshem..

Keni dot guximin ta beni kete ?
Nese jo..atehere Susss ,,,dhe mire t’ju a beje ai e te tjeret si ai ..dhe pak ju bejne biles ..

Dje Saliu ju digjte Redaksite, ju burgoste , ju rrihte e ju kercenonte duke ju a u shkelur lirine e individit por edhe te profesionit,,, dhe u qate e u ankuat goxha per te..dhe per hir te se vertetes ,,me te drejte…,po sot ..a e keni pyetur veten se ku jeni dhe pse jeni katandisur deri ketu,,sa Rama tu a qepe gojen brenda ne shtepine tuaj,,tu flake ne rruge, tu mbylle redaksite ..tu perdore si masha te poshtersive e horrlliqeve te tij…..tu quaje plehra e kazane ..tu dhjese brenda redaksive tuaja..e madje mbi tavolina, karrige e mikrofone …tu imponoje fjalorin e tij bastard etj etj pa mbarim…
..Fare e thjeshte,,sepse ju a ka pire lengun prej kohesh dhe e di mire se cilet jeni, sa vleni dhe kujt i sherbeni….
..Ndaj te fala Rames ..e …Sandrin lereni ”rehat” se eshte me pushime ne Barbados…

A.R.DOSTI

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.