E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të gjithë peshkaqenët e politikës janë  qelbur nga koka!
OP-ED

Të gjithë peshkaqenët e politikës janë qelbur nga koka!

Heshtja selektive e politikës dhe “omerta” e oligarkëve

Një fjalë e urtë popullore thotë se “peshku qelbet nga koka”, dhe në Shqipërinë e sotme kjo kokë ka kohë që mban erë pazari të ndyrë. Kur sheh se si lëviz skena politike dhe mediatike, kupton se teatri që na shfaqet çdo ditë përpara syve është vetëm një vello tymi për të fshehur grabitjen e madhe që po u bëhet pronave publike dhe private.

Agron Shehajn e shohim të ngrinte zërin me të madhe, të bëjë denoncime e të dalë nëpër ekrane për Rrjollin në Veri të vendit. Por pse po hesht Agron Shehaj për Vlorën, qytetin e tij të lindjes? Pse nuk thotë asnjë fjalë të vetme për masakrën që po ndodh në Zvërnec?

Oligarkë të mirë dhe oligarkë të këqij?

Përgjigja ndoshta fshihet pas një selektiviteti të rrezikshëm. Apo mos vallë ndryshon puna kur vjen fjala te “oligarku i Zvërnecit”? Mos vallë  këtu interesat ndërthuren saqë opozitarizmi harrohet në kufijtë e Vlorës?

Për të kuptuar se kush e qeveris realisht këtë vend, mjafton të bësh një vëzhgim të thjeshtë: Shihni kush u mbyll gojen mediave. Sot jemi dëshmitarë të një strategjie të mirëfilltë diversioni mediatik. Kush po i orienton mediat të merren me rojet bregdetare, me “bodygardët” e me detaje dytësore, duke shmangur me vetëdije emrat e pronarëve të vërtetë? Kush po i ushqen ekranet me budallallëqe nga më të ndryshmet, thjesht dhe vetëm që vëmendja publike të largohet nga ata që po vjedhin tokat mes ditës?

Pakti i heshtjes: PS – PD – Oligarki

Tani besoj se çdo shqiptar e ka më të qartë se kurrë: këtu nuk kemi të bëjmë me një paaftësi apo rastësi, por me një organizim të mirëfilltë kriminal e politik.

Ekziston një marrëveshje e nëndheshme, një pakt trepalësh: PS – PD – Oligarkë. Kjo treshe ka ndarë zonat e influencës dhe ka vendosur rregullin e artë të mafies: Omertà (ligjin e heshtjes). Të tjerët, ata që guxojnë të flasin jashtë këtij rrethi të mbyllur, e dinë mirë çfarë i pret. Kushdo që tenton të prishë këtë pazar të madh ose falimenton ekonomikisht, ose detyrohet të pakëtojë valixhet e të ikë nga Shqipëria.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.