E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të rinjtë hedhin vezë ndaj Ramës në Nju Jork
Lajme

Të rinjtë hedhin vezë ndaj Ramës në Nju Jork

VIDEO/ Rama pritet me protesta në Nju Jork, të rinjtë thërrasin “Mafia!” dhe e qëllojnë me vezë

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka marrë vëmendje të madhe. Në pamje shfaqet një grup të rinjsh duke protestuar përpara hyrjes së një ndërtese në Nju Jork, në momentin kur mbërrin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Teksa kreu i qeverisë shqiptare i afrohet hyrjes, i shoqëruar nga ekipi i tij i sigurisë, protestuesit dëgjohen duke thirrur me zë të lartë: “Mafia, mafia!”.

Në video duket gjithashtu se disa prej protestuesve hedhin vezë në drejtim të Ramës, ndërsa truprojat e shoqërojnë me shpejtësi brenda ndërtesës.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Kryeministria për incidentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.