Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset 45-vjeçari (Emri)
Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si Ura Dervishbeg.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka hapur zjarr pranë një servisi automjetesh, duke lënë të plagosur një 45-vjeçar. I lënduari është identifikuar si Genc Hoxha, i cili ka pësuar dëmtime në këmbë.
Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se autor i të shtënave është shtetasi Izvin Gucia. Pas incidentit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku po kryhen veprimet hetimore dhe po mblidhen prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar motivin e konfliktit dhe për të dokumentuar të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



