Të shtëna me armë zjarri, identifikohet i plagosuri (EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdite në Mamurras, ku një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
I plagosuri është identifikuar si Pjetër Marku, 50 vjeç, i cili ka marrë një plagë në dorë. Ai u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta. 50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



