E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtënat me armë në Sarandë, 4 të arrestuar, 2 të tjerë në kërkim
Lajme

Të shtënat me armë në Sarandë, 4 të arrestuar, 2 të tjerë në kërkim

Policia ka zbardhur ngjarjen me të shtëna me armë zjarri që tronditi qytetin e Sarandës mbrëmjen e 12 marsit. Pas hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, katër persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të ndaluarit janë Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobo, të gjithë 18 vjeç dhe banues në Sarandë. Sipas policisë, ata dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk e kanë kallëzuar atë pranë autoriteteve.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur shtetasi Jurgen Lapa, 19 vjeç, si dhe një i mitur, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit.

Nga veprimet hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur më 12 mars 2026 rreth orës 22:30 në rrugën “Panorama”, në lagjen nr. 1 të Sarandës. Dy të rinjtë e shpallur në kërkim dyshohet se, pas një konflikti të mëparshëm me disa bashkëmoshatarë dhe për motive të dobëta, kanë përdorur armë zjarri duke qëlluar në ajër me qëllim kanosjen e tyre.

Pas marrjes së informacionit, policia ndërhyri menjëherë dhe nisi veprimet hetimore për identifikimin e personave të përfshirë. Si rezultat i operacionit policor, mbrëmjen e 13 marsit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i katër të rinjve që dyshohet se kishin dijeni për incidentin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi pesë gëzhoja në cilësinë e provës materiale. Po ashtu u sekuestruan disa telefona celularë dhe një automjet, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të incidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i Policisë: 

Reagimi i shpejtë i Policisë zbardh ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në ajër pas një konflikti mes të rinjsh; identifikohen dhe ndalohen katër persona, shpallen në kërkim dy të tjerë.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe veprimet intensive hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur zbardhjen e shpejtë të një ngjarjeje me të shtëna me armë zjarri, të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 12.03.2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, më datë 13.03.2026, rreth orëve të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të moshës 18 vjeç, banues në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasi J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.