E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në Lezhë, thyhen xhamat e shkollës dhe shkulen tabelat
Lajme

Tensione në Lezhë, thyhen xhamat e shkollës dhe shkulen tabelat

Protesta e zhvilluar këtë mëngjes në Lezhë nga një grup gjimnazistësh, të cilët bojkotuan mësimin për t’iu bashkuar tubimit, është shoqëruar me tensione dhe dëmtime materiale.

Pasi dështuan në përpjekjen për të hyrë në godinën e Bashkisë së Lezhës, disa prej protestuesve kanë dëmtuar xhamat e një gjimnazi. Gjatë incidenteve janë shkulur gjithashtu disa kangjella dhe tabela të sinjalistikës rrugore.

Ngjarjet janë regjistruar gjatë protestës së nxënësve, të cilët lanë mësimin për të marrë pjesë në tubim. Situata u përshkallëzua pas tentativës për të hyrë në ambientet e bashkisë. Gjatë kësaj, u dëmtuan prona publike dhe godina e shkollës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.