E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Tentoi të më përdhunonte”/ Rrëfimi i 21-vjeçarit për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës: Mora thikën e bukës dhe…
Flash

“Tentoi të më përdhunonte”/ Rrëfimi i 21-vjeçarit për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës: Mora thikën e bukës dhe…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku u gjet i masakruar me thikë Valbon alias Marko Beqiraj, 51 vjeç. Autoritetet kanë ndaluar 21-vjeçarin Teilor Tivari, i cili ka rrëfyer për hetuesit versionin e tij të ngjarjes.

Sipas Tivari, ai ishte thirrur nga viktima në banesën e tij me qëllim për të pirë një gotë birrë. Por, sipas të riut, situata mori një kthesë dramatike:

“Tentoi të më përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë. I shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.”

21-vjeçari shtoi se kishte pasur një përleshje fizike me 51-vjeçarin, pasi ky i fundit nuk e lejonte të largohej nga banesa:

“U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste.”

Tivari ka deklaruar gjithashtu se kishte njohje me viktimën dhe se më parë ishin miq, duke theksuar se ngjarja ishte e papritur dhe e dhunshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.