E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti 6.1 ballë ‘shkund’ Turqinë (VIDEO)
Bota

Tërmeti 6.1 ballë ‘shkund’ Turqinë (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka tronditur mbrëmjen e së hënës rajonin Sındırgı në provincën Balıkesir, në veriperëndim të Turqisë. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 22:49 sipas orës lokale dhe janë ndjerë gjerësisht në disa qytete të mëdha, përfshirë Izmirin, Bursën, Stambollin dhe Tekirdağun.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej vetëm 6 kilometrash, çka e bën atë një tërmet të cekët dhe shpjegon përhapjen e gjerë të lëkundjeve.

Raportohet se në Sındırgı janë shembur disa ndërtesa, ndërsa forcat e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë angazhuar në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të kërkuar persona të mundshëm nën rrënoja.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara dhe të përdorin komunikimet online për të shmangur mbingarkesën e rrjeteve telefonike. Ndërkohë, ekipet e emergjencës po kryejnë vlerësimin e dëmeve materiale në zonat më të prekura.

Në 80 ditët e fundit, në të njëjtin rajon janë regjistruar rreth 12 mijë lëkundje, përfshirë 45 tërmete me magnitudë nga 4 deri në 5 ballë. Kujtohet se në gusht të këtij viti, një tjetër tërmet me të njëjtën magnitudë kishte shkaktuar vdekjen e një personi të moshuar dhe shembjen e disa ndërtesave të vjetra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.