Terror në TikTok/ Tre vajza të reja torturohen dhe vriten nga karteli i drogës në Argjentinë
Tre vajza të reja janë bërë viktima të një vrasjeje brutale nga një bandë narkotrafikantësh në Argjentinë, pas një rrëmbimi dhe torturash të tmerrshme. Një pjesë e dhunës është transmetuar edhe drejtpërdrejt në TikTok, duke tronditur opinionin publik.
Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si një akt hakmarrjeje të organizuar nga grupi kriminal, i cili mashtroi viktimat duke i ftuar në një “event” për t’i çuar më pas në një vend ku do të ekzekutoheshin.
Viktimat:
-Lara Gutierrez, 15 vjeç
-Brenda del Castillo, 20 vjeç
-Morena Verdi, 21 vjeç
Hetimet tregojnë se dy prej vajzave dyshohet të kenë vjedhur katër kilogramë kokainë nga grupi, gjë që besohet se nxiti hakmarrjen e përgjakshme.
Nga vendi i ngjarjes janë zbuluar detaje makabre: Lara kishte humbur të gjitha gishtat e dorës së majtë, Brenda kishte plagë të rënda në kokë dhe bark, ndërsa Morena ishte asfiksuar me një qese plastike. Trupat u gjetën të groposur në një kopsht pesë ditë pas zhdukjes.
Ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Javier Alonso, deklaroi: “Vajzat menduan se po shkonin në një event, por ranë në kurthin e një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës, e cila planifikoi vrasjen e tyre.”
Udhëheqësi i bandës është shtetas peruan dhe besohet se ka ikur nga vendi, ndërsa katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



