E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tetori Rozë pa mamografi, aparati te Onkologjiku jashtë funksionit
Flash

Tetori Rozë pa mamografi, aparati te Onkologjiku jashtë funksionit

Prej disa ditësh, në Spitalin Onkologjik të QSUT, aparati i mamografisë është jashtë funksionit. Pikërisht në muajin Tetor, kur çdo cep i vendit vishet me fjongo rozë dhe mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të hershme për zbulimin e kancerit të gjirit, sistemi ynë shëndetësor zgjedh të “heshtë”, këtë herë jo me fjalë, por me aparatura të prishura.

Gratë që paraqiten për ekzaminime në këtë muaj kaq të rëndësishëm diagnostikimi, udhëzohen të kryejnë vetëm një eko gjiri, një mjet jo aq i saktë sa mamografia për zbulimin e hershëm të kancerit. Ndërkohë, mamografi… nuk ka. Dhe askush nuk e di se kur do të ketë.

Mbase mamografia do të rregullohet në nëntor. Ose dhjetor. Ose ndoshta kur të mbarojnë fushatat me fjongo rozë dhe fotot me zemra në rrjete sociale. Deri atëherë, çdo ditë e humbur mund të jetë një diagnozë e vonuar.

Për një vend ku sensibilizimi shndërrohet në dekor dhe diagnostikimi në “shpresoj të rregullohet së shpejti”, ky lajm nuk është thjesht një defekt teknik, është një dështim institucional. Dhe për shumë gra, ndoshta një mundësi e humbur që mund t’u kishte shpëtuar jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.