E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrja e avokatit  për kreun e SPAK Klodian Braho:
Uncategorized

Thirrja e avokatit për kreun e SPAK Klodian Braho:

Publikoni fazën e hetimit për kallëzimin mbi çështjen McGonigal

Ish-anëtari i Vetingut Pal Shkambi i bën thirrje publike SPAK-ut

Ish-anëtari i institucioneve të rivlerësimit (Vetingut), avokati Pal Shkambi, i është drejtuar me një thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut, Klodian Braho, duke kërkuar transparencë mbi ecurinë e një kallëzimi penal që ai thotë se e ka rikallëzuar më 30 janar 2024.

Sipas deklaratës së Shkambit, kanë kaluar rreth dy vjet e gjysmë nga depozitimi i rikallëzimit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa ai kërkon që institucioni të bëjë publike fazën në të cilën ndodhet hetimi.

Në deklaratën e tij, Shkambi pretendon se kallëzimi lidhet me atë që ai e cilëson si ndikimin e aferës McGonigal në Reformën në Drejtësi. Ai ngre akuza se në gusht të vitit 2017 reforma është cenuar përmes veprimeve që, sipas tij, lidhen me çështjen McGonigal dhe kërkon që SPAK të informojë publikun mbi ecurinë procedurale të këtij kallëzimi.

“Publikoni fazën e hetimit të kallëzimit penal të janarit 2024 për shkatërrimin e Reformës në Drejtësi, të rikallëzuar më 30 janar 2024”, shprehet Shkambi në thirrjen e tij drejtuar kreut të SPAK-ut.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.