Thuajse një vit e pezulluar, urdhërohet rihapjen e Zërit të Amerikës
Një zhvillim i rëndësishëm ka ardhur nga sistemi gjyqësor amerikan, ku një gjykatë federale ka urdhëruar rikthimin në punë të stafit të Zërit të Amerikës dhe rifillimin e transmetimeve të saj ndërkombëtare, pas një periudhe të gjatë reduktimesh.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Royce C. Lamberth, i cili ka konstatuar se administrata e Donald Trump ka vepruar në kundërshtim me mandatet e Kongresit, duke ulur ndjeshëm kapacitetet dhe stafin e agjencisë.
Sipas raportimit të BBC, VOA ishte reduktuar në vetëm 68 punonjës, si pjesë e shkurtimit të Agjencia Amerikane për Media Globale. Ky vendim kishte sjellë ndërprerje të konsiderueshme të shërbimeve mediatike në nivel global.
Po ashtu, vetëm dy javë më parë, gjykata kishte shpallur të paligjshëm edhe drejtimin e agjencisë nga Kari Lake, duke thelluar më tej debatet mbi menaxhimin e institucionit.
Paditësit, mes tyre drejtues të VOA-s, e kanë përshëndetur vendimin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për rikthimin e besimit të publikut ndërkombëtar, pas ndërprerjes së gjatë të transmetimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



