E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thumba, kërcënime dhe padi, plas keq mes Selin dhe Rogertit
Lajme

Thumba, kërcënime dhe padi, plas keq mes Selin dhe Rogertit

Debati mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati dhe Rogertit, duket se po del jashtë kontrollit, duke kaluar nga replikat publike në një përplasje që mund të përfundojë në gjykatë.

Gjithçka nisi nga një video në një klub nate, ku Rogerti u bë viral me vargjet provokuese “ala-ja Selina, ala-ja Dubai”, të cilat më pas i shndërroi edhe në një projekt muzikor në bashkëpunim me Don Phenom.

E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, Selin la të kuptohej se është këshilluar për të ndërmarrë hapa ligjorë, por zgjodhi të shprehet me një ton më shumë “spiritual” sesa juridik: “Ka një Zot lart që sheh”, u shpreh ajo, pa e përjashtuar, por edhe pa e konfirmuar drejtpërdrejt mundësinë e një padie.

Nga ana tjetër, Rogerti nuk ka bërë asnjë hap pas. Në podcastin me Ilnisa Agolli, ai tentoi të relativizojë situatën duke “luajtur me fjalët” dhe duke mohuar çdo lidhje direkte me Selinën: “Selin është Selin Bollati, jo Selina… Selina do të thotë ‘dritë’ në arabisht”, deklaroi ai, një justifikim që, sipas reagimeve, nuk ka bindur shumëkënd.

Madje, kur u pyet për mundësinë e një përballjeje në gjykatë, ai reagoi me tone të hapura sfiduese: “Paçi fat, shihemi në gjykatë moj motër”, tha ai, duke shtuar me ironi se edhe gjyqtarin “do ta bëjë të kërcejë”.

Tensioni mes tyre vijon të rritet, deklaratat po ashpërsohen dhe kufiri mes showbiz-it dhe drejtësisë po bëhet gjithnjë e më i paqartë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të përfundojë në një betejë ligjore, apo do të mbetet një dramë publike për audiencën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.