E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari bën për një lek Ramën: Ti qofsh… o katran me bojë!
Lajme

Gazetari bën për një lek Ramën: Ti qofsh… o katran me bojë!

Gazetari me tone të ashpra dhe ironike  dënon sjelljet e një figure publike si Rama që ka tre mandate që qeveris, duke përdorur një gjuhë kritike dhe sarkastike për të vënë në pah kontradiktat e deklaratave dhe veprimeve të Ramës. Me akuza të forta dhe përshkrime të drejtpërdrejta, të cilat synojnë të nxisin reflektim për moralin dhe përgjegjshmërinë e udhëheqësve politikë gazetari Adriatik Dosti e ka bërë për një lek kryeministrin Rama.

Adriatik Dosti

Ti qofsh…

Duhet të jesh jo vetëm me kartelë psikiatrie (siç je), e duhet të pranosh që je totalisht i papërgjegjshëm mendërisht (siç je), që të marrësh e të gjesh atë lloj guximi të çmendur e të dalësh publikisht e t’u thuash shqiptarëve, e veçanërisht atyre që të njohin nga afër, që prej ditës kur dole nga barku i së ëmës e deri më sot: Unë nuk jam ai që thoni ju, por jam ai që dua të jem unë… nga inati juaj.

Ti qofsh…

Por nejse, se mos e ke për herë të parë ti, e as për herë të fundit, që atë që thua sot e mohon nesër. Për këtë as skuqesh e as zverdhes, as nxihesh e as zbardhesh, sepse aq është ajo punë: sa të kalojë një herë miu në mustaqe, pastaj bëhet rrugë…

Ke me dhjetëra video në internet e në rrjet, o katran me bojë, me zë e figurë, ku ç’ke thënë dje e ke mohuar sot, ç’ke pështyrë dje e ke lëpirë sot. E prapë se prapë, vazhdon t’i biesh fyellit po me një vrimë, a thua se s’je ti, dhe a thua se budallenjtë jemi ne (sidomos ne që të njohim që në atë kohë kur bëje njerëzve shurrën mbi kokë nga pezullat e ndarëseve të katit të pallatit ku jetoje ti e familja jote)… E i mençuri je TI!

Po si, ore, debil i lindur? Edhe për psikopatinë tënde fajesove Berishën! Për dhunimin e nënës tënde na fajesove ne. Për drogën që pi, për sytë e fytyrën tënde të çakërryer, na the se ia fusim kot. Të droguar jemi ne, e ti je esëll?!

Për akuzën ndaj ish-bashkëshortes tënde dhe babait tënd për atësinë e tët biri na hodhe baltë po neve, edhe pse zyrtarisht e publikisht, në gazetë këtë histori e botoi në Temën e vet, në faqe të parë e si kryelajm, Mero Baze yt… dhe jo ne!

Për kartelën tënde të psikopatisë iu turrë sërish Saliut, a thua se ai të bëri koqe kandari siç je edhe sot, dhe harrove se këtë gjë e ka thënë kush sa herë publikisht, madje edhe ai ish-ambasadori yt në Zvicër që para pak ditësh dha dorëheqjen… mut Nanoja yt.

Jo, the, s’kam rrahur e dhunuar kurrë një femër… Ik e pyet, ose më saktë, le të gjejë dy gram guxim qytetar e njerëzor ajo moderatorja e sotme që ende bie përmbys pas teje (duke besuar se kush të rreh, të do). E kam fjalën për Rudina Magjistarin… E le të tregojë se si e gjeti patrulla e policisë pas derës së banesës ku jetonit së bashku: të dhunuar fizikisht, të rrahur, të përgjakur, madje edhe me shishen që ia kishe futur në b… (ndjesë të gjithëve për fjalorin, por saktësisht e 100% kjo është e vërteta).

The që as i ke vjedhur e as i ke grabitur Shqipërisë dhe shqiptarëve asnjë qindarkë. The se të mban Linda, se rron me paratë e Lindës, e në pronën dhe vilën-bunker të Lindës në Surrel, ani pse realisht ajo pronë atje s’është e Lindës, por e tjetërkujt. E pra, duhet të jesh kaq shumë naiv, budalla e psikopat me kartelë si puna jote që ta besosh këtë që thua ti, o Edvin.

Po mirë mo, neve që të njohim nga afër e që fëmijë… Ja ta zëmë se s’na bën më përshtypje se çfarë trapllëqesh vazhdon ti nxjerr ende nga goja, ani pse edhe u rrite e kurrë s’u poqe. Ndaj e prapëseprapë ke mbetur koqe… Por edhe për ato lloj bëmash të frikshme të tuat që ish-deputeti Kujtim Gjuzi t’i ka thënë kush sa herë publikisht, madje në Parlament… ne dhe Saliu e kemi fajin?

The e ç’nuk the dje në atë të ashtuquajturin “Monologu i të Marrit,” o Edvin, ku ç’nuk bëre që budallallëkun tënd të na e ngjitësh ne, meqenëse është edhe sezon gripi, e ky i flamosur është edhe viral. Po si, o njeri, harrove të thoshe se… edhe për ato historitë e tua të famshme me gjyshen tënde fajin e kemi po ne, e po Berisha.

Dhe si, o njeri, të doli nga mendja të na thuash se edhe në atë foton tënde mësymbet e lakuriq në plazhet e Francës, ku Dalina Fico, që përpunoi Non Gratën e Saliut, shfaqet duke të mbajtur ty në dorë manallin, është dora e zezë e Berishës… është një montazh i keq i tij e i yni… ose, siç thua ti, dështim i inteligjencës artificiale, ku ty e Dalinës dikush ju ka hequr brekët jo realisht, por artificialisht. Hahaha!

Ç’më duhet mua se ç’bëj unë me veten time? – kështu thotë populli për të tilla monologje idiotësh si ai i yti i djeshmi, o Edvin… Ani pse gjuha rrashta s’ka e rrashta thyen.

Ndaj edhe kur të jepet rasti që të paktën gënjeshtrën, mashtrimin, budallallëkun e psikopatinë tënde t’i mbulosh, a të bësh sikur t’i mbulosh e t’i harrosh, qoftë edhe përmes heshtjes, ti nuk rri dot… se nuk rri dot pula pa ngrënë m… E nuk jeton dot tipi yt pa e ngacmuar m…n me shkop, ani pse e di se do qelbë gjithë dynjanë.

Ti qofsh.

Por ti qofsh edhe ti, o vendi e populli im, që ke pranuar të kesh mbi krye një monstër të tillë. Sepse, në fund të fundit, ti vetë thua, o popull: Më thuaj me cilin rri të të them se cili je…

Ndaj dhe je këtu ku je.

No comment.

A.R.D.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.