Tirana mes kaosit, mazhoranca provokon studentët: Do e paguani!
Partia Socialiste ka reaguar pas protestave të zhvilluara në disa qytete të vendit, të cilat janë shoqëruar me përplasje, akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private.
Përmes një deklarate publike, PS thekson se personat që kanë marrë pjesë në veprime të dhunshme dhe janë përgjegjës për dëmet e shkaktuara duhet të përballen me drejtësinë, duke paralajmëruar se përgjegjësia ligjore do të jetë individuale.
Ballë për ballë mes reagimeve politike
“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do të paguajë”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.
Më tej, mazhoranca shprehet se vendi nuk duhet të kthehet pas. Ajo e lidh këtë qëndrim me të ardhmen e Shqipërisë dhe të qytetarëve.
“Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, përfundon deklarata e PS-së.
Tensione gjatë protestave studentore
Reagimi vjen në një ditë të tensionuar, kur protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është shoqëruar me incidente në disa zona të vendit. Ndërsa PS kërkon që përgjegjësit për dhunën dhe dëmtimet të përballen me ligjin, zhvillimet e protestave vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



