E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana në flakë, digjet edhe Dhoma e Ekonomisë dhe Tregtisë
Flash

Tirana në flakë, digjet edhe Dhoma e Ekonomisë dhe Tregtisë

Tirana vijon të përballet me tensione dhe incidente gjatë protestës së studentëve, ndërsa përplasjet dhe aktet e dhunës janë shtrirë në disa zona të kryeqytetit.

Protestuesit kanë djegur edhe godinën e Dhomës së Ekonomisë dhe Tregtisë së Tiranës, duke shtuar listën e institucioneve dhe objekteve të dëmtuara gjatë protestave.

Policia ndryshon qasjen

Ndërkohë, ndryshe nga një ditë më parë, kur ndërhyrjet e forcave të rendit u shoqëruan me përplasje të vazhdueshme, policia po ndjek një strategji më të tërhequr, duke shmangur përballjet e drejtpërdrejta me demonstruesit.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa protestat vijojnë të shoqërohen me dëme materiale dhe incidente. Zhvillimet e fundit tregojnë se përshkallëzimi nuk është kufizuar vetëm te institucionet shtetërore, por ka prekur edhe objekte të tjera në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.