E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana në Krizë: Erion Veliaj dhe Skandali i Pastrimit të Qytetit me dorë
Lajme

Tirana në Krizë: Erion Veliaj dhe Skandali i Pastrimit të Qytetit me dorë

Tashmë është fakt i pamohueshëm që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shpenzon rreth 35 milionë euro në vit për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet. Kjo shumë përfshin pastrimin e rrugëve, evadimin e mbetjeve, landfillimin dhe incenerimin e tyre. Megjithatë, një nga elementët kyç të këtij plani – inceneratori i Tiranës – nuk ekziston.

Pyetja që ngrihet është: ku kanë shkuar rreth 150 milionë euro, shuma totale e të ardhurave të kompanisë së inceneratorit të Tiranës sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit? Në vend të një zgjidhjeje të avancuar teknologjike për trajtimin e mbetjeve, qytetarët po shohin një realitet krejt tjetër: grupe vullnetarësh që mbledhin mbeturinat me dorë.

Pamjet e vullnetarëve që mbledhin mbeturina në rrugët e Tiranës, të postuara nga vetë Veliaj në Facebook, ngrejnë pyetje të shumta mbi efikasitetin dhe transparencën e shpenzimeve publike. Përse kryebashkiaku paguan rreth 25 milionë euro të tjera për pastrimin e kryeqytetit, kur duket se kompanitë e kontraktuara nuk po e bëjnë punën e tyre?

A merr masa ndëshkimore Veliaj ndaj këtyre kompanive? Apo, ashtu si në rastin e njohur të “5D”, përdor punonjësit e bashkisë dhe qytetarët për të kryer punën që duhej të bëhej nga firmat private të paguara me paratë e taksapaguesve? Kjo situatë duket si një tjetër rast i abuzimit flagrant me fondet publike.

Në një qytet ku paguhen 35 milionë euro në vit për menaxhimin e mbetjeve, është e papranueshme që mbeturinat të mblidhen me dorë. Situata aktuale tregon një mosfunksionim total të sistemit, ku paratë publike përdoren për një incenerator që nuk ekziston dhe për kompani pastrimi që nuk e bëjnë punën e tyre.

Nëse Veliaj paguan për pastrimin e qytetit, kompanitë duhet të pastrojnë. Nëse paguan për landfillin dhe incenerimin, mbetjet duhet të trajtohen sipas kontratave të nënshkruara. Por sot, pavarësisht shpenzimeve të larta, Tirana vazhdon të vuajë nga një menaxhim i dobët i mbetjeve, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.