Tiranë/Makina përplas motomjetin tek bulevardi ‘Zhan D’ark’, 2 persona në spital

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në bulevardin ‘Zhan D’ark të Tiranës ku një makinë është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar  shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Publikuar nga Publik Media