E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër arreste
Flash

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër arreste

Prokuroria e Lezhës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në këtë zonë.

Burime bëjnë me dije se mes personave të ndaluar ka zyrtarë publikë dhe punonjës policie, të dyshuar për abuzime me dokumentacionin dhe përfshirje në skema korrupsioni që kanë synuar përvetësimin e tokave me vlerë të lartë.

Masat janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës dhe vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje janë zhvilluar prej disa muajsh.

Operacioni vijon dhe emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publikë, për shkak se faza e dytë e kontrolleve është në zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.