E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerr në Kosovë, babai vret me armë zjarri të birin 29-vjeçar
Bota

Tmerr në Kosovë, babai vret me armë zjarri të birin 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Pogragjë, në komunën e Gjilanit në Kosovë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas raportimeve të mediave vendase, për vrasjen dyshohet babai i viktimës, i cili raportohet se është një person i njohur më herët për Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se i dyshuari është shpallur në kërkim nga autoritetet.

29-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, menjëherë pas të shtënave me armë zjarri.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë. Autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.