E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerr në Vaun e Dejës, burri godet me sqepar bashkëshorten 55-vjeçare
Lajme

Tmerr në Vaun e Dejës, burri godet me sqepar bashkëshorten 55-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vaun e Dejës, ku një burrë dyshohet se ka goditur me sqepar bashkëshorten e tij, 55 vjeçe, duke e lënë me dëmtime të rënda trupore.

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se është autor i sulmit.

Deri më tani, motivet që çuan në këtë ngjarje nuk janë bërë të ditura. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.