Tom Doshi në SPAK
Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, është paraqitur pasditen e kësaj të marte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Prezenca e tij në këtë institucion ka tërhequr vëmendjen e mediave, megjithatë deri në këto momente, nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e kësaj paraqitjeje.
Në pamjet e publikuara, Doshi shihet teksa hyn në ambientet e SPAK, ndërsa ka shkëmbyer edhe disa batuta me gazetarët e pranishëm. Me stilin e tij karakteristik, ai ka ruajtur një ton të qetë dhe të qeshur, duke mos dhënë detaje mbi arsyen e vizitës, por pa shmangur kontaktin me mediat.
Ende mbetet e paqartë nëse Doshi është thirrur nga SPAK për ndonjë çështje konkrete. Pritet që në orët apo ditët në vijim të ketë më shumë informacion rreth kësaj lëvizjeje që ka ngjallur interes të lartë publik dhe mediatik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



