E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Topalli: Kjo është lista që ka marrë peng familja
OP-ED

Topalli: Kjo është lista që ka marrë peng familja

Sot ne konference per shtyp dy ish deputetet dhe figura te njohura te PD-se sulmuan hapur kryetarin aktual Basha vetem me pak se 1 muaj para zgjedhjeve. Publik.live po krahason opinionin e dy deputeteve dhe opinionin e nje qytetari te thjeshte simpatizant i PD-se

“Jozefina Topalli ka shpërthuer me tone të ashpra duke i quajtur listat si “Lista personale të bizneseve të familjes Basha”. “Unë kam dyshuar se kjo nuk është më PD-Ja e vërtetë, por tani jam e bindur për këtë. Kjo listë është lista e familjes Basha dhe e biznesve të saj” ka thënë Topalli duke I hedhur benxinë zjarrit të fjalëve që qarkulojnë se kryetari ka bërë axhendë personale dhe klienteliste dhe se ai ka marrë para për listen.”

Opininon  i nje qytetari te  thjeshte

…….
Pikerisht kjo eshte edhe nje arsye me shume se Basha paska patur te drejte. Keta njerez nuk e shijokan dot jeten jashte parlamentit. Per keta lenia e vendit te perjetshem te punes ne parlamet qenka fundi i PD, fundi i demokracise, fundi i botes. Sa turp! Keta e kane harruar profesionin qe kane, per keta profesioni qenka vetem pjese e CV, per keta profesioni me i bukur dhe me interesin me te madh paska qene DEPUTET. Ketyre u qenka dukur vetja sikur na paskan qene engjej te demokracise, sikur demokracine ne Shqiperi na e solli Jozi, Bregu, Selami, Imami dhe Patozi. Keta kurre nuk e paskan rruajtur per PD ne opozite, sepse keta nuk kane qene kurre ne opozite, pasi kane qene opozitare te paguar me mire, me biznese dhe fitime marramendese. Ne opozite kam qene une dhe shume si une, ish-studente ndershem te dhjetorit ’90, te diplomuar dhe masterizuar brenda dhe jashte vendit, specialiste dhe profesioniste te suksesshem dhe te shkelqyer ne fushat e specialitetit, intelektuale te respektuar, te flakur nga puna, te neperkembur, te diskriminuar dhe te diskredituar, per te vetmin mekat, kemi votuar Jozin, Bregun, Selamin, Imamin dhe Patozin. Atje ku per dhjetra vite kane qene Jozi, Bregu, Selami, Imami dhe Patozi, duhej te ishin shume here me mire dhjetra prej nesh, por ne nuk kemi kerkuar asgje, ne kemi gezuar qe Jozi, Bregu, Selami, Imami dhe Patozi kane fituar mandate, kane fituar pasuri, kane fituar gjithcka edhe ne opozite. TURP per keta elemente te ndyre. Keta e shohin PD humbese sepse nuk jane keta! Lamtumire Jozi, Bregu, Selami, Imami dhe Patozi! KEQARDHJE!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.