E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar në Durrës
Lajme

Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Hallkat”, duke goditur një rast të dyshuar të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim furnizimin e grupeve kriminale.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy persona, një 34-vjeçar nga Kukësi, i dyshuar se po transportonte armët, dhe një 39-vjeçare nga Prizreni, e cila udhëtonte si pasagjere dhe akuzohet për moskallëzim krimi.

Gjatë kontrollit të automjetit në Maminas, policia gjeti tre pistoleta dhe 34 fishekë luftarakë. Sipas autoriteteve, armët dyshohet se ishin trafikuar nga Kosova.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e 34-vjeçarit, ku u sekuestrua një armë e ftohtë, konkretisht një dorezë hekuri.

I arrestuari M. B., banues në Kukës, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, 39-vjeçarja D. N., banuese në Prizren, u arrestua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të hetimeve për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve drejt Shqipërisë.

Policia dyshon se armët do të përdoreshin për t’u shitur më tej te persona apo grupe kriminale në qytete të ndryshme të vendit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e trafikimit dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Hallkat”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit, nga Kosova, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Sekuestrohen 3 pistoleta, dhjetëra fishekë luftarak, 1 automjet dhe 1 armë e ftohtë.

Arrestohet në Maminas, shtetasi që transportonte armët e zjarrit, me automjet.

Në pranga edhe pasagjerja, banuese në Kosovë, për moskallëzim të krimit.

Si rezultat i punës hetimore dhe operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet konstatimit dhe goditjes së rasteve të trafikimit të armëve të zjarrit, në Shqipëri, me qëllim shitjen grupeve kriminale në qytete të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Hallkat”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe shtetasja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata lëviznin në Maminas, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta) dhe 34 fishekë, që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjet 1 armë e ftohtë (dorezë hekuri).

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.