E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi në Bulqizë,  7 vjeçarja u mbyt në lumin Drin
Lajme

Tragjedi në Bulqizë, 7 vjeçarja u mbyt në lumin Drin

Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës. Dyshohet se një vajzë rreth 7 vjeç është mbytur.

Burime pranë Policisë së Bulqizës bëjnë me dije se, gjatë kohës kur po laheshin, niveli i lumit Drin është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Për pasojë, rrjedha e ujit i ka marrë ata.

Familjarët kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku për rreth 4 orë kanë bërë të mundur shpëtimin e 4 personave.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e fëmijës, rreth 7 vjeç, që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.