Një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit të keq, teksa notonte.Sipas miqve të tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin tragjik, ata të tmerruar e panë 30-vjeçarin të nxirrej në breg nga dallgët, pa ndjenja.I riu me origjinë nga Trikalla kishte shkuar në Lefkadë me miqtë për të festuar së bashku festën e beqarisë, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh, pasi javën e ardhshme pritej të martohej.Roja bregdetare dhe ekipi i urgjencës mjekësore (EKAV) arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por i riu kishte ndërrur jetë.
