E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha denoncon: Thethi terror, Voskopoja beton…
Lajme

Berisha denoncon: Thethi terror, Voskopoja beton…

Ndërtimet në zonën e mbrojtur, zhurmë për të mbuluar farsën elektorale!

Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor për dy standarde në zbatimin e ligjit dhe për përpjekje për të mbuluar, farsën e zgjedhjeve të fundit. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan:

“Thethi terror dhe zhurmë për të mbuluar farsën elektorale. Shihni foton: Ndërtim në zonën e mbrojtur në Voskopojë. Nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë dhe në dijeni të plotë të IMT dhe IKMT.”

Ai denoncon ndërtimet që, sipas tij, po kryhen në mënyrë të paligjshme në një nga zonat më të mbrojtura të vendit, Voskopojën, ndërsa shton se institucionet përgjegjëse si Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati Kombëtar janë plotësisht në dijeni, por qëndrojnë në heshtje.

Postimi në FB:

Thethi terror dhe zhurmë për të mbuluar farsën elektorale.

Shihni foton: Ndërtim në zonën e mbrojtur në Voskopojë. Në mbikqyrjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë dhe në dijeni të plotë të IMT dhe IKMT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.