E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi në Pogradec, 30-vjeçari  mbytet në liqen, u hodh nga varka
Lajme

Tragjedi në Pogradec, 30-vjeçari mbytet në liqen, u hodh nga varka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në liqenin e Pogradecit.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, i identifikuar si Kurtis Rizvani, ndodhej në një varkë së bashku me dy persona të tjerë. Për arsye që ende nuk janë të qarta, ai është hedhur në ujë dhe më pas është mbytur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Hetimet vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.