E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TRAGJIKE! Merr flakë banesa në Elbasan, humb jetën një person
Lajme

TRAGJIKE! Merr flakë banesa në Elbasan, humb jetën një person

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët, duke i marrë jetën një të moshuari.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 15:45. I moshuari, i cili ndodhej brenda banesës në momentin e shpërthimit të flakëve, ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor. Ekipet ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe dhënien e ndihmës së parë, por për të moshuarin ka qenë tepër vonë.

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet që çuan në rënien e zjarrit. Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe origjinën e flakëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.