E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike në Durrës, dy persona i japin fund jetës
Lajme

Tragjike në Durrës, dy persona i japin fund jetës

Dy ngjarje të rënda janë shënuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit, ku dy persona kanë humbur jetën pasi dyshohet se i kanë dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, rastet janë regjistruar në lagjet nr. 17 dhe 18. Në zonën e ish-Kënetës, një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët, ndërsa në lagjen nr. 18, një tjetër shtetas, 46 vjeç, ka humbur jetën në rrethana të ngjashme.

Forcat e policisë kanë mbërritur në të dyja vendngjarjet dhe kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këto ngjarje të rënda.

Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rasteve, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje nga hetimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.