Tragjike në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana tragjike, pasi dyshohet se është hedhur nga një pallat në lagjen Rus.
Sipas të dhënave të para, incidenti ka ndodhur në agim, duke alarmuar banorët e zonës, të cilët janë përballur me një skenë të rëndë. Viktima nuk është identifikuar ende zyrtarisht nga autoritetet.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, si dhe për mbledhjen e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se i riu ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga rënia. Ndërkohë, shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi çdo detaj.
Autoritetet pritet të dalin me një reagim zyrtar në vijim, ndërsa pritet edhe identifikimi i viktimës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



